• |
ide | kryesore

Protestuesit drejt Parlamentit, do tentojnë të hynë brenda

Lajme, Të fundit



Vijon protesta e opozitës sipas të njëjtit skenar të herës së kaluar. Pas tubimit përballë Kryeministrisë turma është zhvendosur drejt Parlamentit. Nënkryetari i PD-së i bëri thirrje turmës që të marshonte tek Parlamenti.

Në këto kushte ndërhyn nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i cili ka bërë thirrje që të marshohet drejt Parlamentit.

“Bashkë drejt Parlamentit, asnjë të mos largohet. Asnjë të mos dorëzohet, ndiqni kreun e PD, drejt Parlamentit”,- tha Paloka.

Gjasat janë që të tentohet të hyhet brenda Parlamentit. Forca të shumta policore janë stacionuar tek godina e Parlamentit. Ende nuk dihet me saktësi se si do të vijojë skenari i protestës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *