• |
ide | kryesore

Konkluzioni i autoriteteve franceze lidhur me zjarrin e rënë në Notre Dame

Lajme, Planet



Autoritet franceze kanë dalë në përfundimin se zjarri i rënë në Notre Dame de Paris pasditen e djeshme ishte aksidental, duke përjashtuar çdo mundësi kriminale apo zjarrvënie të qëllimshme.

Gazeta franceze Le Monde raportoi se zyra e prokurorisë së Parisit kishte hapur një hetim mbrëmjen e djeshme mbi shkaqet e zjarrit në katedralen e Parisit. Pavarësisht nga aktgjykimet fillestare, priten hetime të cilat i janë besuar Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjyqësore.

Zjarrfikësit kanë thënë se zjarri ka nisur në papafingo të katedrales, duke u përhapur më pas me shpejtësi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *