• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Basha kërkon zgjidhje si në Maqedoni: Mision monitorimi nga KE

Lajme, Të fundit

Lulzim Basha kërkon që zgjidhja e krizës politike në vend të bëhet përmes ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Nga Sllovenia, ku ishte i ftuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, Basha kërkoi nga Komisioni Europian të sjellë një mision monitorimi në Shqipëri për vëzhgimin e reformave dhe sundimit të ligjit.

Basha deklaroi se zgjidhje për Shqipërinë si vend aspirant për në Bashkimin Europian do të ishte nëse do të implementohej ‘Raporti Priebe’, që shërbeu për tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

“Monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim, mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit ‘Raporti Priebe’, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Europian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e ‘Priebe’, për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnje dhe Hercegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, deklaroi Basha.

MANDATET

Sipas kryetarit të opozitës, vendimi për djegien e mandateve ishte një akt ekstrem dhe me shumë risk, por Basha kujtoi se opozita nuk kishte zgjidhje tjetër përballë mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“Ne ndërmorëm një akt ekstrem, duke djegur mandatet, për t’u rënë kambanave të alarmit ndaj krimit dhe korrupsionit të lidhur me qeverinë. Për shtetin e së drejtës dhe të një shteti që lufton krimin dhe korrupsionin. Ky akt, sigurisht që ka riskun e tij, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk na la zgjidhje tjetër. Kërkojmë zbatim real të ligjit, jo fals, zgjedhje të vërteta dhe jo false, një Parlament ku qeveria jep llogari dhe jo një media të lirë dhe të pavarur, jo liri false. Kjo është diçka më shumë se zgjedhjet e radhës. Partia ime nuk ka lindur si parti e zakonshme, lindi si lëvizje e rinisë, ne nuk synojmë thjesht pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit”, sqaroi kreu i PD-së.

INTEGRIMI

Duke iu referuar situatës në Shqipëri, Basha kujtoi se njerëzit kanë humbur besimin për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin. Njësoj si në protestat e opozitës, Basha theksoi se opozita nuk do të pranojë asgjë më pak sesa respektimin e standardeve europiane.

“Njerëzit kanë humbur besimin për shkak të lidhjeve të politikës me krimin. Objektivi ynë është të nxisim integrimin europian. Korrupsioni, në çdo nivel, përkeqëson situatën e demokracisë në vend. Ky është shansi i fundit për zgjidhje politike. Nuk ka rëndësi kush fiton zgjedhjet, por ato duhet të jenë të lira. Mjaft është mjaft. Nuk do të pranojmë më asgjë më pak sesa standardet europiane të demokracisë”, deklaroi Basha. Prej më shumë se dy muajsh, opozita është në protesta të vazhdueshme pas vendimit ekstrem të djegies së mandateve. Kërkesa e panegociueshme e opozitës së bashkuar është largimi i Kryeministrit Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, shkruan panorama.

12 Comments

  1. Shqiperia nuk eshte bosnje as maqedoni,kutu ka inplementimi i kushtetutes se re qe pas presionit amerikan ti lulu salihu dhe te deputet me koken ulur votuat ndryshimet kushtetuese dhe reformen e drejtesise,tani qe po i vjen fundi spak dhe bkh ju shpikni te tjera gjera,me funksionimin e ketyre institucioneve dhe dosjet qe do hapen shume nga ju politikane do i thoni lamtumire politikes,ashtu si tha dhe paloka para disa ditesh,duroni dhe do shikoni.

  2. Nuk i vjen turp ketij injoranti qe mundohet te luaj lojen mashtruese qe ja ka mesuar Saliu!
    O injorant Luli, iku koha kur Saliu mashtronte dhe populli besonte, cdo njeriu 1 here mund te ja hedhesh se heren tjeter te nxjerre syte dhe te ben qorr..
    Kuptoje qe populli nuk genjehet me nga ju, e ik dhe ti atje ku ke fshehur familien, sic e kane bere dhe te tjeret para teje, kerko dhe ti azil politik se e merr.
    Keshtu jeni ju politikanet e shqiperise, kur e keni shtetin ne dore e vidhni dhe e shkaterroni, kur e humbisni karriken pastaj kerkoni azil politik neper evrope..

  3. ky eshte ti qish te 14 ten legen burr
    nuk e kupton qe shqiptaret kane nevoje per hapjen .se kane me te lire per te punuar ne eu.keshtu kerkesat per pune do jene shume here me te medha ne vend.edhe ne kete menyre ngrihet edhe pagesa.
    pasi shumica do shikoj ku i intereson te punoj jasht vendit apo brenda.
    rac muti qenkan te vjithe

      1. o moteraire une e kam rogen 3000 euro te qifsha rrobt sme ha kari per gje.ty te te qishe motren gruan po ke .apo nenen smerzitesh pet bashen te pik ne zemer

  4. Kjo eshte e pashmangeshme o z.Basha , ripjellja ka vdekur me kohe . Ju beni programin dhe ndryshimet e domosdoshme dhe te nevojshme per nje demokraci normale , kjo eshte detyra jote .

    1. E keni degjuar ndonjeher kete karagjos te flas per reforma? Flet per cdo gje, po se kam degjuar njeher te thot dicka se si do i bej ky reformat. Per mua eshte fare e thjesht. Ky thjesht do te vi ne pushtet me dhune, pa premtime qe neser mos ti kerkoj dikush llogari, se nuk ka premtuar gje. DHE KRYESORIA ESHTE QE KUR TE VIN NE PUSHTET TE MINOJN REFORMEN NE DREJTESI. AJO ESHTE GJITH LOJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu