• |
ide | kryesore

100 personat më të fuqishëm në botë, me tyre edhe Mateo Salvini

Planet



Revista amerikane Time ka renditur Matteo Salvinin mes 100 personave më të fuqishëm në botë.

Në kategorinë e liderëve, zëvendës kryeministri e ministri i brendshëm italian, Matteo Slavini është i vetmi italian përkrah personaliteteve si Papa Francesco,  Donald Trump, XI Jinping,  Greta Thunberg etj.

“Është lideri më i diskutueshëm në Europë, e pas zgjedhjeve europiane të majit, mund të jetë dhe lideri më i fuqishëm në Europë,”- shkroi Time.

Nën komentin e analistit politik amerikan, Steve Bannon, Time e prezanton Matteo Salvinin me sloganin “Erdhi, pa e poston në Facebook”.

“Është politikani më antikonvecional, një turbinë takimesh,  fjalimesh, energjie e të gjitha live në profilet e tij sociale. I financuar me pak para, por me mjaft kurajë, këmbëngulje, Salvini shpreh një mesazh të qartë,”- shkruan Times. “Solli rilindjen e krenarisë kombëtare italiane si dhe i diktoi Brukselit ligje mbi politikat e emigracionit.”

Image

Sipas revistës amerikane, në postin e Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini ka realizuar objektivat e fushatës së tij elektorale si mbyllja e porteve italiane për emigrantët klandestinë, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore deri në një debat të ashpër me institucionet europiane.”

Salvini është i vetmi politikan italian i zgjedhur nga Times, në kategorinë leaders dhe pse në listën e 100 më të fuqishmëve në botë renditen dhe italianët, shefi i kuzhinës Massimo Bottura dhe  Pierpaolo Piccoli, drejtori ekzekutiv i markës më të famshme italiane të modës Valentino.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *