• |
ide | kryesore

PD del me tre vendime, Këshilli i Kombëtar voton pro propozimeve të Bashës

Lajme, Të fundit



Propozimet e Lulzim Bashës dhe Kryesisë së PD për zgjedhjet u votuan në mënyrë unanime nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Basha  i propozoi Kryesisë së partisë që drejton marrjen e 3 vendimeve sot të rëndësishme, një prej tyre se PD do të rezgjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira.

TRE VENDIMET
Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.



8 Comments

  1. Ky paska harruar largimin e Rames ne keto propozime. Duket sikur qeka zbythur icik. edhe kesaj rradhe beri krijoi nje furtun ne nje got uji. vk

    1. “Është provuar që qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave” ka deklaruar Basha, kurse ti thua që ai nuk e ka përmendur Ramën.
      Pra jo vetëm Rama që duhet të ikë patjetër, por edhe të gjithë qeveritarët që ka përzgjedhur ai si bashkëpuntorë me krimin e organizuar.

  2. ÇA THU ? SA E HABITSHME ? KETO JANE FALSITETE . BONI NDRYSHIME RRENJESORE NE KUSHTETUT , KARTA KANTA THOTE ITALIONI .

  3. Pse ka akoma pd,mbas asaj qe salihu dhe lulu I bene antarsise duke u larguar nga parlamenti,ku perfaqesohet tani Antaret

  4. Formalizimi i luftes politike i PDse, ne aleance me opozitaret aleate, eshte vetem ndezja e shkendise per proteste> Ne kete rast, opozita me tre kushte qe te futet ne zgjedhje, por ket kushte jane ligjore, e qe duhen zbatuar jo vetem nga pushteti yne, por me se shumeti edhe nga organizatat europiane qe kontrollojne votimin. Me kete pushtet te drejtuar nga kapo mafizi Rama, qe e ka plotesuar e vertetuar se si ai i vjedh e blene votat eshte e drejte qe nuk ka votime me te. OPOzita te kerkoi ndryshimin e ligjit te zgjedheve te 2008 tes, te rregullojne kodin zgjedhor, dhe votat e votueseve te mos numurohen nga partiake, por nga shoqeri, e njerez te pa varur. Me rregullimin e plotesimin e ketyre, dhe largimin nga drejtimi i pushtetit te Rames, hapet nje shprese, se po rregullohet disi lireshmeria e votes, e mos cenimi i saje. Pd do kete, sepse ne ate parlament ku eshte vetem nje i marre, qe kendon si gjel, e te tjeret i konsideron si pula, ka mbaruar parlamentarizmi, edhe sepse ne krye te atij parlamenti eshte nje trashegimtar i fundit i rregjimit kriminal komunist si minister i brendeshem. E kush eshte i denje ne demokraci, qe te drejtohet nga nje kuqal? Pa u rregulluar e shkuar deri ne fund dekriminalizimi, qe disa jane fshehur nen gjethen e fikut, e mbulohen nga pushteti i trashegimtareve, demokracia eshte ne aparence, dhe jo reale. Pra le ti plotesoi keto protesta popullore, se demokracia do jete me funksionale.

  5. Hajt per dy prej vendimeve qe ka marre PD qe jane te realizueshem, po per ate te ndalimit te zgjedhjeve lokale si I behet. Zoti na ruajte nqse Rama I been zgjedhjet lokale. Çfare do beje PD????!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *