• |
ide | kryesore

Shkodra nuk gjen qetësi, arrestohen dy persona me armë

Lajme, Të fundit



Dy persona të armatosur janë arrestuar në qarkun e Shkodrës nga Policia. Brenda në qytetin e Shkodrës është arrestuar një 30-vjeçar që lëvizte me armë me vete. Ndalimi i tij u bë në lagjen Guerile në Shkodër. Ndërkohë në Malsinë e Madhe u vu në pranga një 26-vjeçar, i cili sapo kishte qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi:

Kontrolle nga policia per rritjen e parametrave të sigurisë. Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Arrestohet në flagrancë një 30 vjeçar që qarkullonte me armë në qytet, nderkohë që në Malësinë e Madhe arrestohet dhe një 26 vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri një ditë më parë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, pasi në lagjen “Salo Halili”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.
Arrestimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.

26 vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve” si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.

Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *