• |
ide | kryesore

Plagosja me armë në Mëzez, zbardhet ngjarja

Lajme, Të fundit



Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Fushë Mëzez të Kasharit, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E.M, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Është shpallur në kërkim një shtetas i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të 28 vjeçarit si dhe dhe dy të tjerë për “Përkrahjen e autorit në krim”.

“Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:

M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *