• |
ide | kryesore

Vdekja e nënës së re, spitali i Elbasanit sqaron ngjarjen

Lajme, Të fundit



Pas vdekjes së 25-vjeçares në Maternitet ka reaguar shërbimi spitalor i Elbasanit. Teksa i kanë ahprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, mjekët bëjnë me dije se e reja kishte pësuar komplikacion, por ndonëse ata i kishin dhënë shërbimin e nevojshëm, e reja nuk kishte mundur të mbijetonte.

Reagimi:

Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50. Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.  Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së 25 vjeçares



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *