• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Vladimir Putin dhe Kim Jong Un takohen më 25 prill

Planet



Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, më 25 prill në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok.

“Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean”, deklaroi një zyrtar i lartë i Kremlinit, Juri Ushakov.

Takimi do të realizohet në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje konkrete për çarmatosjen e Gadishullit Korean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *