• |
ide | kryesore

Kryeministri i Sri Lanka-s paralajmëron: Priten sulme të tjera

Planet



Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të tjera të mundshme në vend, pas atyre të pashkëve. Sipas hetuesve mund të ketë eksplozive të tjerë në qarkullim. Kryeministri ka shtuar që mund të ketë lidhje mes atentatorëve dhe ISIS. Bilanci i viktimave është rritur me të paktën 321 të vdekur, mes të cilëve 45 fëmijë.

ISIS SHPËNDAN FOTON E SHEFIT TË KAMIKAZIT

ISIS ka shpërndarë foton e burrit që pretendohet të jetë personi që udhëhoqi sulmin terrorist të Pashkëve. Në një komunikatë të shpërndarë nga agjensia e Amaq, Shteti Islamik tregon se ku është vendosur secili kamiz dhe tregon emrin e betejës së secilit pa specifikuar nacionalitetin.

TURISTËT FUTEN PAPRITUR NË ‘FERR’

Në vendin gjysmë në gjunjë nga atentatet janë rikthyer edhe turistët e parë që ishin në Sri Lankë për të kaluar disa ditë pushime. “Papritur shpërtheu ferri. Askush se priste, as banorët vërtet paqësor aq më tepër ne, të detyruar të ndërprejnë udhëtimin paraprakisht”, kështu i komentojnë Pashkët tragjike disa nga turistët e rikthyer në Romë.

GRUAJA E NJË KAMIKAZI SHPËRTHEN SË BASHKU ME 2 FËMIJËT

Episodi i gjakut është stërgjatur në ditën e 22 prillit, kur gruaja dhe 2 fëmijët e një kamikazi kanë vdekur duke shpërthyer, para arritjes së policisë. Të afërmit kanë identifikuar kamikazin në hotelin e Shangri-la, bëhet fjalë për Insan Seelawan, i cili  banonte në Dematogoda.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e saj për ta kontrolluar, gruaja hodhi veten ne erë së bashku me 2 fëmijët, sipas asaj që raporton policia në Newsirst. Edhe vëllai i dyshuar si kamikaz, të cilin policia ka tentuar ta arrestojë, ka shpërthyer duke vrarë të paktën 3 agjentë.

ARKIPESHKU: FAJTORËT DO DËNOHEN PA MËSHIRË

Përpara pamjes së kufomave në kishën e Sri Lankës, kardinali dhe akipeshku Malcom Ranjith ka përdorur fjalë të rënda në përballjen me atentatorët. “Do të dënoheni pa mëshirë, sepse vetëm kafshët mund të sillen në këtë formë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *