• |
ide | kryesore

Elbasan/ 25-vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes, familjarët në protestë

Lajme, Të fundit


Para godinës së Maternitetit të Qendrës Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli”, familjarë dhe të afërm të 25-vjeçares Rexhina Dobrova, kanë dalë të protestojnë. Rexhina ndërroi jetë pas një komplikacioni të rëndë, rreth një orë pasi solli vajzën në jetë.

Familjarët e Rexhinës kërkojnë transparencë prej mjekëve të spitalit, pasi sipas tyre ata nuk po thonë të vërtetën në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Disa dhjetëra qirinj janë ndezur para qendrës spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli” në Elbasan, për nder të viktimës.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *