• |
ide | kryesore

Avokati i njohur i bashkohet garës për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme

Lajme, Të fundit



Pas prokurores së Apelit në Tiranë, Fatjona Memçajt, një tjetër kandidat ka depozituar emrin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u bërë pjesë e garës për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm. Bëhet fjalë për avokatin Lulzim Alushajn, i treti në radhë që i bashkohet betejës për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, pas Memçajt dhe magjistratit Olsian Çela.

Alushaj ka marrë titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” në Itali, ku edhe ka kryer studimet e ciklit master dhe ato doktorale në fushën e shkencave juridike. Avokati aktualisht është i angazhuar aktivisht në seminaret shkencore të disiplinës së drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *