• |
ide | kryesore

Ati i Shenjtë dhuron 500 mijë dollarë për emigrantët në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-ve

Planet



Ati i Shenjtë, Papa Françesku, ka dhuruar shumën e konsiderueshme prej 500 mijë dollarësh, për t’u përdorur në formën e asistencës ekonomike në ndihmë të kategorisë së emigrantëve, që stacionohen në Meksikë për t’iu drejtuar më pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo shumë do t’u delegohet e shpërpjestuar 16 dioqezave dhe organizatave fetare të Meksikës, për të mbështetur realizimin e 27 projekteve që synojnë sigurimin e ushqimit, të strehimit, të veshmbathjeve apo të nevojave të tjera jetike të karakterit shëndetësor të emigrantëve. “Të gjithë kanë mbetur të bllokuar në vend, pa mundur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duke iu referuar zyrave të Obolo më San Pietro, pa shtëpi apo edhe mbështetje. Kisha Katolike, mirëpret mijëra nga ata në hotelet apo dioqezat e tyre, duke mundësuar  llojin e nevojshëm për të jetuar, nga objektet te veshjet.”- është shprehur Ati i Shenjtë në komunikimin e vendimit të Kishës Katolike.

Në vitin 2018 Meksika ka pritur një total prej 75.000 emigrantësh, të cilët kishin udhëtuar për më shumë se 4.000 kilometra në këmbë dhe me mjete të improvizuara mbartjeje, duke u nisur kryesisht nga Hondurasi, El Salvador dhe Guatemala.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *