• |
ide | kryesore

Dialogu me Serbinë, Thaçi: Nuk ka negocim pa ndërmjetësimin e SHBA-ve

Lajme, Planet



Teksa na ndajnë vetëm pak orë para nisjes së punimeve të Samitit të Berlinit mes liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë pritshmëritë për rivendosjen e dialogut me Serbinë apo për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë theksin tek domosdoshmëria për ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të ketë negociata pa praninë e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet i pavarur sovran, Preshevë, Bujanoc krejt jemi Kosovë.”- u shpreh për mediat Thaçi në një dalje publike krah kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ndërsa, numri një i ekzekutivit të Kosovës mohoi spekulimin se ekziston një draft paraprak i konkluzioneve të Samitit të Berlinit. “Ajo që është me rëndësi është se Kosova ka qëndrimet e veta pra edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona. Nuk ka ndonjë draft apo dokument, as nuk jemi dakordësuar as nuk kemi folur, por ajo çka është më rëndësi është pra çka kemi thënë çdo herë, Kosova i ka qëndrimet e veta besoj edhe sot do të jemi në nivel të përgjegjësive tona.”- tha Haradinaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *