• |
ide | kryesore

PS formon koalicionin parazgjedhor, merr pjesë edhe partia e ish-rivalit të Ramës

Lajme



Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshjen për formimin e një koalicioni parazgjedhor me 23 parti aleate për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ky formacion politik do të quhet “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ku vërehet edhe pjesëmarrja e Partisë Demokracia Sociale, e drejtuar nga Paskal Milo, kundërshtar i kryeminstrit Edi Rama në zgjedhjet e fundit qendrore të qershorit 2017.

Përmes kësaj deklarate të përbashkët për shtyp, subjektet politike të opozitës së bashkuar që kanë shpallur bojkotimin e lokaleve, ftohen sërish që t’i bashkohen garës elektorale, duke u drejtuar gjithsesi gishtin e përgjegjësisë për mospjesëmarrjen në zgjedhje. “Mospjesëmarrja nga disa subjekte politike nuk është përgjegjësi e qeverisë, por e llogarive të gabuara dhe kundërproduktive të lidershipit të këtyre subjekteve që interesat e ngushta personale i kanë vënë mbi interesat kombëtare.”- shkruhet në deklaratë.

Në dokument sillen në vëmendje zgjedhjet e vitit ’96, dukeparalajmëruar se përpjekjet për deformimin e vullnetit të zgjedhësve nuk do të tolerohen. “Dhuna mbi zgjedhjet dhe përsëritjet e skenarëve të vitit ‘96 mbi vullnetin e zgjedhësve, nuk do të tolerohet jo vetëm nga qytetarët dhe organet shtetërore, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.”- përmbyllet deklarata.

Lista e plotë e partive të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”:

1-Partia Socialiste e Shqipërisë,

2-Partia Demokracia Sociale,

3-Partia Socialdemokrate,

4-Aleanca Arbnore Kombëtare,

5-Aleanca Demokratike,

6-Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian,

7-Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane,

8-Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet,

9-Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen,

10-Partia Aleanca Popullore,

11-Partia Ardhmëria Shqiptare,

12-Partia Demokracia e Re Europiane,

13-Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet,

14-Partia e Gjelbër,

15-Partia e Pajtimit Kombëtar,

16-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare,

17-Partia e të Drejtave të Mohuara,

18-Partia e Unitetit Kombëtar,

19-Partia G99,

20-Partia Kristian-Demokrate,

21-Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare,

22-Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve,

23-Partia Socialiste e Moderuar,

24-Partia Social-Punëtore Shqiptare.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *