• |
ide | kryesore

Masakrohet i riu shqiptar në burgun e Trikallasit, Policia nis hetimet

Lajme, Të fundit



Një tjetër shqiptar ka mbetur i vrarë në institucionet e dënimit në Greqi.  Sipas informacioneve që qarkullojnë në mediat fqinje, një shqiptar i moshës 29-vjeçare është vrarë në burgun e Trikallas, pasi ka marrë plagë të rënda nga një sulm me thikë në gjoks dhe në këmbë.

Mësohet se pas ngjarjes, i dënuari është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë në Spitalin e Trikallas, ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e agresionit.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet lidhur për zbardhjen e ngjarjes. 29- vjeçari është shqiptari i dytë në radhë i vrarë brenda një harku kohor prej 20 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *