• |
ide | kryesore

Julian Assange përballet në gjykatë me kërkesën e SHBA-së për ekstradim

Planet



Themeluesi i organizatës jofitimprurëse “WikiLeaks”, Julian Assange, pritet të pëballet sot me vendimin e Gjykatës Mbretërore të Southwark-ut mbi mundësinë e ekstradimit të tij drejt SHBA-ve.

Ish-gazetari australian po shlyen aktualisht dënimin me 50 javë burg për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht në ambasadën e Ekuadorit, ku u strehua në vitin 2012. Fill pas arrestimit të tij, Departamenti i Drejtësisë publikoi një akt-akuzë në të cilën ngrihet pretendimi se Assange-i ka komplotuar në vitin 2010 me ish-agjenten e shërbimeve inteligjente amerikane, Chelsea Manning-un, për të arritur deshifrimin e kodit hyrës në rrjetin kompjuterik të Departamentit të Mbrojtjes. Assange-i synonte shkarkimin e të dhënave të klasifikuara për t’i ngarkuar ato më pas në faqen e WikiLeaks-it.

Duke filluar nga viti 2010, WikiLeaks-i shpërndau një video nga sulmi ajror i ndërmarrë prej SHBA-ve mbi Irak, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë me qindra civilë të pafajshëm. Vargu i përmbajtjeve sekrete të gjeneruara nga organizata për publikun e gjerë vazhdon me dokumente të ushtrisë amerikane për luftrat e zhvilluara në Irak dhe në Afganistan, me kabllogramët e Departamentit të Shtetit ku diplomatët jepnin vlerësime të drejtpërdrejta për qeveri të caktuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *