• |
ide | kryesore

Tre persona me armë e veshur si policë grabisin banesën e biznesmenit

Lajme, Të fundit



Një biznesmen në Korçë u grabit mbrëmjen e djeshme. Persona ende të paidentifikuar, të armatosur dhe të maskuar, me uniforma policie, i grabitën banesën Nevruz e Sadete Vilës, në Çiflig të Korçës, duke i marrë rreth 1.6 milionë lekë të vjetra.

Njëri prej grabitësve raportohet se kishte dialekt verior. Grabitësit kanë dhunuar dy bashkëshortët për 30 minuta. Pasi u larguan, gruaja kërkoi ndihme tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. 50 forca policie mbërritën në vendngjarje, por grabitësit përfituan nga errësira duke u larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *