• |
ide | kryesore

Basha në Korçë: Të gjithë të mobilizuar për protestën e 11 majit

Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha këtë pasdite do të jetë në Korçë dhe Devoll, ku do të zhvillojë takime me elektoratin. Përpara nisjes së takimit Basha është shprehur entuziast për mobilizimin e protestës së 11 majit.

“Jam rrugës për në aktivin e Korçës ku do të kemi anëtarësime të të rinjve në PD. Do kemi një takim të madh të demokratëve të Korçës, ku do të anëtarësohen dhjetëra të rinj. Më pas do të kemi takim me fermerët e Dovollit. Por sic e shikoni që në Maliq vargu u makinave është i tejzgjatur në pritje të takimit për të shprehur entuziazmin e tyre dhe mobilizimin e tyre maksimal. Siç është mobilizuar gjithë Shqipëria edhe Korça është e mobilizuar për protestën e së shtunës në 11 maj”, tha Basha.



5 Comments

  1. Ky eshte takim me militantet o Basha edhe du thuash qe do ul henen ne toke keta e besojne . Ti duhet te bindesh pjesen gri , ajo pjese qe bene diferencen dhe te çone ne fitore .

  2. Mos harro ti japesh arme o lul loqja qe ti mobilizosh ashtu si duhet,qe ne kohen e xhaxhit nuk e kisha degjuar fjalen mobilizim,por vjen dita dhe trashigimtari kopil i enverit dhe ta kujton

  3. Ik mor se na jeni bere kangrene me bllokimin e rrugeve! Ishalla njeri pas tjetrit tek Balliu ne biruce! Hajde njeri blloko rruget, hajde tjetri blloko rruget se duan te ulen ne karrige. Ik mor shalngjitur lereni popullin ne hallet e veta! Ytttt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *