• |
ide | kryesore

Të rinjtë e FRPD dhe të LRI në protestë simbolike para Parlamentit

Lajme


Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Rinore për Integrim, kanë zhvilluar një protestë simbolike në pjesën ballore të Parlamentit.

Veshur uniform me bluza të zeza ku kanë stampuar flamujt e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, aktivistët politikë mbanin në duar kartona të kuq, në shenjë simbolike të shtyrjes së datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit në punimet e Samitit të Berlinit, të mbajtur të hënën e kaluar mes liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, kancelarës gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *