• |
ide | kryesore

Nëse merrni pjesë në fushatë do të shkarkoheni, Rama ngre Taskë-Forcë për administratën

Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Qeveria ka ngritur një Taskë-Forcë për ndalimin e përdorimit të punonjësve të administratës publike dhe materialeve shtetërore për fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe parashikon ndalimin e punonjësve që të marrin pjesë në aktivitetet politike brenda orarit zyrtarë të punës apo të bëjnë fushatë për kandidatët.

Vendimi i gjatë i qeverisë parashikon ndër të tjera se një punonjës i administratës publike mund të marrë pjesë në aktivitetet politike si edhe të jetë komisioner për zgjedhjet vendore.

Konkretisht në vendim theksohet se: “Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.
Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:
a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat; b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve”



13 Comments

  1. Tani u qetesuam. Me kete vendim u zgjidh i gjithe problemi i zgjedhjeve. Kam vetem nje dyshim, a merrte pjese administrata ne ato metingjet “Bashkia qe duam”? A perdoreshin karriket dhe tavolinat e zyrave te shtetit per keto metingje? Po Vangjua a do jete perseri pjese e fushates?

  2. Normal, pse me lodh kot administraten kur fushata eshte thjesht fasade per show? Gjest komplet bosh nga nje krijese e ndyre.

  3. Po mziu i kamzes i perdorte karriket o zana e stalinit,lulu tha sot qe nuk e humbasim kamzen,kurse ti me stalinin mbushni portalet me komente nga zyrat e shqupit

  4. NGA NJERA ANE SHKARKOHEN TE GJITHE QE MARRIN PJESE NE FUSHATA , NGA ANA TJETER PO I
    MBUSH ME TE NEOPUNESUAR . HAJDE MERRE VESH PO DESHE . I BERE BASHKITE SI KORPORATA
    ME NGA 1000 – 10000 PUNONJES OR HAJVAN.

    1. Super e sakt . Edhe tani jane duke punesuar . Nuk bohet ky vend pa ndryshime .
      Ketu duhet nje qeveri tranzitore me kopetenca te plota qe te zgjase te pakten dy tre vjet e ti jape fund te gjitha ketyre pislliqeve te ka krijuar vete.

  5. Mendon qe ata qe te besojn e kane ne rregull.Jane Po aq bashkfaltore sa ti..Shumica nuk ti beson me perrallat o palaco

  6. Duhet penguar rreptësisht përdorimi për çfarë do lloj arsye apo në çfarë do lloj forme të administratës
    për qëllime elektorale?!“I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në momentin që lënë
    uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”,
    është shprehur Rama gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2017-tës.Gjykata e Beratit ka rrëzuar
    kërkesën e LSI për vazhdimin e hetimeve për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në fushatën elektorale
    të të zgjedhjeve të 2017-tës.Avokati përfaqësues i LSI-së, Ylli Manjani tha, se “drejtësia është kokëulur
    para kryeministrit”.Ky kryeministër përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, është shprehur Manjani pas përfundimit të seancës.

    1. Hahahahahaaaaaaaaaaaaahahahahaaaa…… je i madh je Zigur . Kesaj i thone çorbe, çorbe mavi qe nuk e hane as derrat .

  7. Mos degjo se c’thote mileti o pallosh . Ti puneso dhe fito . Beji bashkite koperativa he xhan .
    Meqe ra fjala ke ke kundershtar or kar me syze?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *