• |
ide | kryesore

Pas Gjuzit dhe aleatëve të tjerë, një kandidat nga listat e PD kërkon mandatin e deputetit

Lajme, Të fundit



Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit, në kërkim të marrjes së mandatit të deputetit.

Bëhet fjalë për Selami Jenishehrin, kryetarin e Partisë së Bashkimit Popullor të Pensionistëve, i cili në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2017, garonte i renditur i 46-ti në listën e PD-së për Qarkun e Tiranës.

 

 

Në jetëshkrimin e tij, kandidati Jenishehri rezulton të ketë kryer studimet e larta në shkencat ekzakte dhe të ketë ushtruar për një kohë të gjatë profesionin e mësuesit të matematikës dhe të fizikës.

Pjesë e Kuvendit janë bërë edhe dy kryetarët e Partive të Ballit, Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Demokracia e re Europiane, Koçi Tahiri, drejtuesi i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, si edhe Nikolin Staka, lideri i Lëvizjes Demokratike për Ndryshim.



4 Comments

  1. Ku gjenden keta specie te kohes se Tanzimatit.Edhe Basha me Kryemadhin kane pergjegjesi per keto lista pavaresisht qe ne ato momente kane qene thjesht per mbushje rrjeshtash. TURP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *