• |
ide | kryesore

Arrestohet bashkëshorti i ministres shqiptare, deputet i PSD-së në Kosovë

Lajme, Të fundit



Partia Socialdemokrate në Kosovë ka njoftuar për mediat se forcat policore kanë arrestuar në mëngjesin e sotëm, deputetin Dardan Molliqaj, bashkëshortin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini. “Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.”- shkruhet në njoftimin e PSD-së, ku nënvizohet se deputeti Molliqaj nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për t’u paraqitur në gjykatë.

“PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre.”- përmbyllet reagimi i PSD-së, që kërkon lirimin e menjëhershëm të Molliqajt.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *