• |
ide | kryesore

Një tjetër kandidat nga listat e PD-së në Tiranë kërkon mandatin e deputetit

Lajme, Të fundit



Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, është paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit, në kërkim të marrjes së mandatit të deputetit.  Mësohet së bëhet fjalë për Valter Halitin, i cili në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2017, garonte i renditur si kandidat në listat e PD-së për Qarkun e Tiranës.

Sakaq, javën e kaluar, Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Bashkimit Popullor të Pensionistëve, paraqiti po ashtu në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke iu shtuar grupit të ish-aleatëve të kreut të PD-së, Lulzim Basha, që janë bërë pjesë e Kuvendit pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Ata janë dy kryetarët e Partive të Ballit, Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Demokracia e re Europiane, Koçi Tahiri, drejtuesi i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, si edhe Nikolin Staka, lideri i Lëvizjes Demokratike për Ndryshim.

Aktualisht Kuvendi numëron 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ-ja, Haliti pritet të bëjë betimin procedurial në Parlament.



5 Comments

  1. A ka me nga keta plehrat apo jo ?Pse nuk i futni te tere ne nje dite ne parlament po nje sot nje neser apo per te mbajtur propoganden e ngrehur o -KQZ-,Mbusheni sa me shpejt parlamentin bashkoini -Plehrat me kriminelet, trafikantet dhe hajtudet beheni -sallate Ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *