• |
ide | kryesore

PD për Sandër Lleshajn: Ministri sadist dha urdhër për rrahjen e Sahit Dollapit

Lajme, Të fundit



“Ministri Sandër Lleshaj ka dhënë urdhër për të sulmuar protestuesit ditën e shtunë dhe për këtë do mbajë përgjegjësi personale”. Kështu u shreh sot Enkelejd Alibeaj nga selia e PD. Sipas tij, ka prova filmike se Sandër Lleshaj, është duke u larguar nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës. Pikërisht tek parlamenti u rrah dhe sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi.

Deklarata e Alibeajt

“Sandër Lleshaj, ky mbeturinë tranzicionit shqiptar do të mbajë përgjegjësi personale për urdhrat e paligjshëm që i ka dhënë policisë për goditjen e qytetarëve me gaz helmues luftarak dhe për përdorimin e dhunës fizike kundër protestuesve paqsorë.

Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit!

Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të provuar se urdhri për dhunën shtazarake kundër qytetarëve është dhënë nga Sandër Lleshaj me porosi të Edi Ramës. Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë.

Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës.

Bashkimi ynë në marshimin e protestës sot ne oren 18:30, për zgjedhje të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri e përkohshme pa kryehajdutin Edi Rama, është beteja e vërtetë europiane, që e nxjerr Shqipërinë nga udhëkryqi i rrezikshëm dhe siguron stabilitet afatgjatë për vendin”, tha Alibeaj.



11 Comments

  1. Ky qe vellain e ka ne burg per droge ne angli na del te mbroje saitin,por perpara thuaj salitit te mos i godase policet se ndryshe do shkosh te vazhdosh kursin per te mesuar si te perdoresh sapunin ne burg

  2. po ik se na cat karin varikarsa. E pam videon, Dollapit i hengri vet suma. Vajti aty si nuse para kordonit (nderkohe qe pak me para hidhte molotov), provokoi policet e iku me vrap si huligan varikars. Te mendosh qe ky halabak ka qen edhe drejtori i madh i CEZ. Ja keta do e bejn shqiperin si europa. Komplet mjeran.

  3. Si e dha ai urdherin? Na e shpjegoni dot? C do gje ndodhi ne 20 sek. Kur e dha urdherin, kur e mori polici qe ta vinte ne shenjester dollapin. Vazhdoni flisni budalliqe se jemi idota e nuk kuptojm.

  4. I njof mir keta Dollaprat. Nuk ka tropojan me fisqira sesa keta. Njerez te poshter, te keqinj, trafikant e ordiner, nuk e keni iden se sa njerezve u kan ca karin, u kan ren ne qaf kot. Farefis kriminelash gangester.

      1. ka nja 6 vjet ky muhabet. po kesaj rradhe e ben boze. ia kan falur nja dy her. e treta e verteta. do ta bejn shembull Saleh Bashen. ti shoku sikurse ne cv smund te shkruash “fake news bloger te PD”, veshtir e ke te gjesh pun tjeter. merri ato leket e kerkoja paradhenie Xenit se si dihet. ta them si vlla kete keshill.

  5. Ske faj ti o fisqir jo. Te ishte Rama si Sala ta kishte fut shkopin e gomes ne byth tyve e ne gryk Saitit.

  6. PO TI O MORR. TE DOLI VLLAI NGA BURGU? JO PER GJE PO ATA SI VLLAU YT I DUHEN DOKTOR KANCERIT TANI. SI THE: “PROTESTUES PAQESOR”. SKE FAJ TI JO O FISIQIR I NDYR QE SLE VEND TE EUROPES PA SHKUAR E PA NXIR E SHARE SHQIPERIN. O SKORJE ANTIKOMBETARE, PO TE PASH NE RRUGE DO TE QI ROPT DO TE SHTYP (PA DASHJE).

  7. Po dhe nese ka hengur dru per pushtet dhe per avenirin e vet e ka ngren…… Pa pd ne pushtet saiti eshte njesoj si gjyshja ime qe rri kot posht pallatit. Pse duhet te ngrihen koqet e tjere pas saitit. Sait lufto, ha dajak, me bese burri te isha une ne vend tend do ja beja hallall….. ke perfitu, je burr me bese, te pakten jo si ca kokbile ne pd qe te perdorin dhe pastaj nuk te njohin

  8. U bene tre muaj qe opozita po trazon ujerat, po furtune ne gote nuk ka.

    Qeveri e krimit, dhune barbare, protesta popullore…. jane bo fjale boshe e njerezit nuk ju marrin seriozisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *