• |
ide | kryesore

Reagon partia e Merkel: Gati të ndërhyjmë për zgjidhjen e krizës në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unioni Kristiandemokrat / Unioni Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag dhe njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul (CDU), si edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Jashtme, Christian Schmidt (CSU), kërkojnë nga pozita dhe opozita në Shqipëri që të hyjnë në dialog pa kushte.

Në një deklaratë të përbashkët, të cilën ata ia dhanë ekskluzivisht Deutsche Welle-s të hënën pasdite në Berlin, të dy deputetët e këtyre dy partive simotra me Partinë Demokratike të Shqipërisë, i dënojnë ashpër trazirat e dhunshme në Shqipëri dhe ofrojnë ndihmën e tyre për kapërcimin e krizës.

Deklarata e plotë:

“Ne i dënojmë ashpër trazirat e dhunshme. E drejta e ligjshme e lirisë së demonstrimit nuk duhet keqpërdorur duke përdorur dhunën. Kjo duhet garantuar nga të dyja palët: Si udhëheqësit politikë edhe organizatorët e demonstratave, ashtu edhe forcat e sigurisë, duke përfshirë edhe Ministrin e Brendshëm, duhet ta sigurojnë këtë. Të dyja palët duhet të kontribuojnë për çtensionim. Por, mjerisht po ndodh e kundërta. Çtensionimi përfshin edhe vetëpërmbajtje në përzgjedhjen e fjalëve! Por kush flet për “luftë”, bën të kundërtën! Kërcënimi që i është bërë ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, në shtëpinë e tij, është për ne i papranueshëm! Dhuna nuk mund të tolerohet aspak si mjet politik.

Qeveria dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise. Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, përmbyllet deklarata e dy politikanëve gjermanë,.

Opinioni i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë është vendimtar për Po-në gjermane për çeljen e negociatave.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në një deklaratë ekskluzive për Deutsche Welle-n bëri të ditur se po i “vëzhgon me shqetësim të madh zhvillimet në Shqipëri”, e sidomos “kërcënimin ndaj drejtuesit të zyrës së OSBE-së në Shqipëri”. Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u bën thirrje organizatorëve të protestave që të heqin dorë nga kërcënimet dhe përdorimi i dhunës. “E drejta e demonstrimit është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Dhuna, siç e pamë atë të shtunën e kaluar, është krejt e papranueshme”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkohë nga Shqpëria pritet të martën(14.059 në Berlin ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për disa takime me përfaqësues të partive të ndryshme për t’i bindur ata për ta mbështetur Shqipërinë për çeljen e negociatave. Cakaj do të takohet edhe me ministrin e shtetit për Evropën Michael Roth (SPD). /DW

6 Comments

  1. Ore trima te lapsit… po cfare thoni keshtu… CDU e Merkel dhe te gjithe keta pseudopllitikane ne Gjernani nuk dine ku kane koken !! Ju thoni qe jane gati te merren me Shqiperine !!!

  2. Shume dakord!Asnje kusht! Te zbatojme vetem kushtin qe vendoset vete zoterinj. Zbardhje e dosjeve te vjedhjes se zgjedhjeve. Pra, dako, sejdini, gjiknuri, ymer lala……… dhe edi rama ne burg.

  3. Ka marrre fund. O te gjithe te vdekur e toke e djegur Shqiperia,o shqiptaret e lire e zot te fateve te veta duke varrosur njehere e pergjithmone keto falangra krimi pa dinjitet!

    Le ta dije Amerika e Europa se Shqipetaret nuk bashkjetojne me me kete kancer .

    Keto krimba krimi,cinike,prostituta politike,hamshore te vetkenaqur,plehra qe shesin e blejne lire fatet e kombit,pasurite kombetare? Jo me ! Fund kesaj mortaje qe na mbajti te semure tash 80 vjet ! Jo me!

  4. Liu tregoja ti..Por tenden.Se ata paguajn 127000 shtetas shqiptare te regjistruar si asylkerkuesne keto Vitet e fundit me te pakten 400 per Person plus qerat e sigurcionet ne muaj nga taksat e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu