• |
ide | kryesore

Thirrja e Hajdarit për opozitën: Jo dhunës sot, bëheni baraz-fajtorë me pushtetin

Lajme, Të fundit



Sipas Rudina Hajdarit, kundërshtarët politikë nuk janë armiq dhe sjellja barbare i bën njësoj fajtorë të dyja palët.

Hajdari bën thirrje për shmangien e dhunës në protestën e sotme të thirrur nga opozita.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës & duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baras-fajshme të dyja krahët”, shkruan Hajdari.

Rudina Hajdari 1

Sot opozita do të mbajë protestën e pestë që prej djegies së mandateve. Dyshohet se akselerimi për të mbajtur protestë sot, vetëm dy ditë pas asaj të së shtunës, është motivuar nga dhuna policore e protestës së fundit. Të shtunën policia rrahu agresivisht sekretarin organizativ të PD-së, Sahit Dollapi dhe pamjet bënë xhiron e mediave si një veprim i pashembullt apo edhe tendencioz i autoriteteve.

©Lapsi.al 



11 Comments

  1. Leshohuni tani shqyheni, tradhtaren qe na nxierr te palarat. Thoni nga me te ndyrat, mos tregoni meshir. Sufllaqi po ju pret.

    1. nuk ka njeri tani ketu. ata te zyres se fake news te PD jan nis per protest. Me deshir nga posht dhe me urdher nga lart.

  2. PO KU ESHTE DHUNA E PROTESTUESVE MOJ ZONJE APO SHE MIRE ME SY DHE NKK KUPTON CFARE BEHET NGA QEVERIA NGA LLESHI RAMA MARKU LLESHI FRROKET GJOKET E LLOJLLOJ SOROLLUPI….

  3. Foli zedhenesja e ambasades amerikane. Le te puthen, le te puthen demokrate e socialista , se po te kete zgjedhje te parakohshme rudinen nuk e qasin me as te zyra e e Bindjes, lere me te PS-ja. Gjithsesi te PD-ja do presin deri sa te kaloje mami vettingun. Do ta bejne kaq per ty.

  4. Kjo eshte zedhensja e Fatmires qe ka bere shume leke dhe tani po blen vettingun. Kjo vetem shkolle nuk ka bere se eshte analfabete me diplome. Ate shkrimin dje e ka bere Endri Fuga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *