• |
ide | kryesore

Veliaj regjistrohet në KQZ, garë në zgjedhje me vetëveten

Lajme, Të fundit



Erion Veliaj regjistrohet në KQZ si kandidat për Bashkinë e Tiranës nën siglën e “Aleances per Shqiperine Europiane”.

Dita e sotme (13 maji) është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidatëve për këshillin bashkiak në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kenë afat për tu regjistruar deri në orën 12 në mesnatë.

Deri tani subjektet që do të regjistrojnë kandidatët për kryetar bashkie në KQZ janë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, koalicioni “Shpresa për ndryshim”, si dhe “Bindja Demokratike” e ish-demokratit, Astrit Patozi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *