• |
ide | kryesore

Itali/ 28-vjeçari arrestohet për trafik droge

Lajme



Një shqiptar është  arrestuar nga policia italiane për veprën penale të mbajtjes dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Siç raportojnë mediat lokale, në pranga ka përfunduar një i ri shqiptar, rreth 28-vjeç pasi iu gjet një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë e pastër.

Gjatë kontrolleve shqiptarit iu bllokuan 55 gram kokainë, vlera e së cilës në treg përllogaritej në 14 mijë euro. Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik u kap në Todi, ndërsa Gjykata e Spoletos ka caktuar një masë sigurie duke e lënë në “arrest shtëpie”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *