• |
ide | kryesore

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditur. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, të plagosur janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *