• |
ide | kryesore

Fotot që tronditën shqiptarët, Prokuroria Speciale në Kosovë nis hetimet ndaj ushtarëve serbë

Lajme, Të fundit



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se do të hapë hetime për dhunimin e një 35 vjeçare nga forcat serbe, për të cilin dëshmoi sot në seancën e Kuvendit, deputetja Flora Brovina duke publikuar një fotografi.

Përmes një komunikate për medie, prokuroria informon se do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Më tej Prokuroria Speciale njofton ” vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër”.

Ndër të tjera përmes këtij njoftimi, Specialja fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, t’i dërgojnë në Prokurorinë Speciale, pasi që sipas tyre në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes medieve apo gjatë debateve parlamentare.



2 Comments

  1. Para se me i sha këta bishat serbe , a nuk asht e udhës me fshi prakun e derës tonë?
    Tashti mbas 20 vjetëve i u tek politikanëve në Kosovë me folë në kuvend të Kosovës për krimet monstruoze të serbve në Kosovë ?Mbas 20 vjetëve , nji pjesë e kriminelëve kanë cof apojo?
    A nuk kanë marre politikanët të Kosovës kur marrin pjesë në ditet përkujtimore të shumë masakra që u banë dhe ku në shumë raste dihen me emën dhe mbiemën kriminelat?
    Pse në Kosovë janë vetëm 3 prokurorë të cilët merren me krimet serbe ?
    Sa janë dënu prej kriminelëve ?
    Disa prej politikanëve u duket e udhës që të bisedojnë me serbët për ndamje tê territorit të Kosovës dhe ketë pa pikë turpi !!!!
    Ndërsa në Shqipni ka Shqiptar të cilët s’mund e bajnë pa ndëgju muzikë serbe.U a dhefsha muzikën !
    Ka dhe që thonë NA s’kemi gja me serbët por JU atje në Kosovë?????!!!!
    U a dhefsha NA-në dhe JU-në ,atje në Kosovë nuk janë Kinez apo Pakiztanez por janë SHQIPTAR!
    Sa për politikanët në Shqipni çfarë të presish prej tyne kur dihet që shumë prej tyne janë ISHA dhe të gjithë në radhë të parë duen me mbush qypin e tyne me lekë! dhenuk pyesin për popullin dhe line ma për vëllaznit tonë në Kosovë

  2. Keta kafsh nuk pyesin per shqiptar shqiprie.sa femra e femije trafikohen? Sa ne vit? Qindra. Ne gjithe keto vite. Ketej e andej kufirit plehra. Llumra.me drogaxhinj e kriminele behet shteti? Sa per thac e brovin duhet te kishin uleritur 15 vite perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *