• |
ide | kryesore

Haradinaj: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se Gjermania ka konfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer e ka mbështetur idenë e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi sipas tij, ky vend i plotëson kriteret e nevojshme për këtë proces.

“Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave. Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbush kriteret e nevojshme për këtë proces.
Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian. Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë. Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.
Urime Kosovë”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *