• |
ide | kryesore

Basha i vendosur: Largimi i Ramës është parakusht për dialog

Lajme, Të fundit

Largimi i Kryeministrit është parakusht për nisjen e dialogut politik”. Kështu ju përgjigj ftesës se kreut të qeverisë për dialog kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nga Vora ku zhvilloi një takim me qytetarët, ai u shpreh se mosfunksionim i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë e kanë çuar vendin në një udhëkryq të rrezikshëm.

Letrës së dytë të kryeministrit Edi Rama për dialog, kryetari i Partisë Demokratike përpos rrjeteve sociale iu përgjigj edhe nga Vora, ku zhvilloi një takim me mbështetës.

Lulzim Basha theksoi se largimi i kreut të qeverisë është parakusht për nisjen e dialogut politik.

“Një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët për të vendosur së bashku jo thjesht largimin e Edi Ramës sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociueshëm për hapjen e dialogut politik, por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar që ju të keni mundësinë përmes zërit tuaj dhe votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju:, tha Basha.

Basha u shpreh se vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, ku pushteti i qeverisë nuk mund të kontrollohet nga asnjë institucion.

Qytetarëve u bëri thirrje që të marrin pjesë në protestën e gjashtë kombëtare që do të zhvillohet të shtunën e 25 majit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu