• |
ide | kryesore

Nisin zgjedhjet për Parlamentin Europian: Britanikët dhe holandezët votojnë të parët

Planet

Hapet procesi katër ditor i zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Britanikët dhe holandezët janë të parët që i janë drejtuar kutive të votimit ditën e sotme.

Vende të tjera të BE do të votojnë nga e premtja deri të dielën. Rezultatet pritet të shpallen mbrëmjen e të dielës pasi të gjitha vendet anëtare të kenë mbyllur procesin e votimit.

Mbi 400 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 751 eurodeputetë.

Zgjedhjet zhvillohen në kohën kur po rritet mbështetja për nacionalistët dhe populistët, që duan t’i frenojnë përgjegjësitë e BE-së, ndërsa fuqitë tradicionale, si Franca dhe Gjermania, këmbëngulin se uniteti është opsioni më i mirë përballë sfidave ekonomike dhe të sigurisë.

Sondazhet e opinionit parashikojnë rritje të dukshme të forcave nacionaliste.

Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Evropian që kur ato kanë nisur të mbahen në vitin 1979. Pjesëmarrja thuhet se ka rënë me vite, ndërsa rekordi më i ulët është shënuar në 2014, me 43% të votuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu