• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut/ SHBA konfirmon ambasadoren e re

Planet



Senati amerikan zyrtarizoi emërimin e Kate Marie Byrnes si ambasadore të re të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Kongresit.

Byrnes është diplomate karriere, veterane me 24 vite stazh pune. Nga shtatori 2017 ka qenë në pozicionin e zëvendës ambasadores në Ambasadën amerikane në Athinë. Flet spanjisht, hungarisht dhe turqisht.

Senati muajin e kaluar ka pasur konfirmim të nominimit të Byrnesit. Ajo atëherë paralajmëroi tre prioritete të cilat do të jenë në fokusin e punës së saj si ambasadore e ardhshme në Shkup- stabilitetit përmes institucioneve të fuqishme, siguri përmes partneritetit dhe promovimit të prosperitetit përmes ndikimit pozitiv me fokus avancimin e të drejtave të njeriut, media të lira dhe tregje të hapura.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *