• |
ide | kryesore

4 të arrestuar në Fier, mes tyre edhe një grua

Lajme, Të fundit



Kater persona te shpallur ne kerkim nga policia, jane kapur dhe ndaluar, per t’u perballur tashme me drejtesine. Policia e Fierit njofton per arrestimet me te fundit qe ka kryer, ne kuader te planit te masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Nderkohe qe ne pranga eshte vene edhe nje person, i cili lëviste me automjet të dyshuar të vjedhur dhe pa leje drejtimi.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

E.K, 32 vjeç, banues në Fier.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.

A.K, 46 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

E.B, 35 vjeç, banues në Lushnje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

L.K, 46 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.C, 54 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip B.M.V i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i pa paisur me leje drejtimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *