• |
ide | kryesore

Meta thirrje opozitës: Protesta e sotme të jetë paqësore

Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që protesta e sotme e opozitës të jetë tërësisht paqësore.

Fjala e plotë:

Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore  e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.

4 Comments

  1. ahahah… te ka hyre frika like floririiii..
    Ti solli Mona mesazhet nga Amerika !
    Keq e kani punen. E drodhet pllaken sa hap e mbyll syte.

    politikani me i ndyre ne kete vend , ti je .

  2. Klasa politike nuk reflekton pa dhune. Ju kujtohet Saliu, pasi u zbua ne 97′ si erdhi si qingj ne 2005? Rama mund te kete fat me te keq sepse sic thote Ngjela : ” Une Saliun e kam armik numer 1, por me kepucet e veta hyri ne poltike dhe me kepucet e veta doli ne 97′”. Rama nuk ka lene kepuce pa vjedh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu