Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar një ditë pas protestës së organizuar dje nga opozita e bashkuar. Kryemadhi ka shkruar në rrjetet sociale se shqiptarët kanë nevojë për shtet dhe institucione që i shërbejnë atyre.
“Protesta e djeshme u shoqërua gjatë gjithë kohës nga dritat e shpresës të mijëra qytetarëve, që marshuan paqësisht në rrugët e kryeqytetit. Mbrëmë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria përjetoi marshimin historik, që mbart në vetvete historinë e një kombi me shumë vuajtje dhe me një tranzicion të pafundëm dhe të lodhshëm, që duket se po i vjen fundi!
Mbrëmë më shumë se kurrë, nën qiellin e mbuluar me balona të bardha dhe nën dritat e celularëve, shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për një shtet dhe institucione që t’i shërbejnë atyre. Se nuk duan më kurrë të ndihen jetimë në shtëpinë e tyre! Se kanë nevojë për një lider normal, një njeri të thjeshtë njësoj si ata, që shqetësohet dhe punon për një arsim me standarte, një shëndetësi të barabartë, një shtet të drejtë ku të gjithë përgjigjen njësoj para ligjit, për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme që i jep mundësi punësimi të gjitha shtresave shoqërore, për taksa të ulta, por mbi të gjitha ku sistemi të ngrihet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme!”-shkruan ajo.
PO MOJ MURGESH PO . KE NDONJE SHTEPI PER TE SHIT TI ? PA POPULLIT VARI KKKKK
tani mbas 30 vjetve u kujtove . i vodhet te gjitha, tani hajde bejm shtet jo zogu je sh. vonee.
Po ti po ja sulmon me bomba molotov institucionet shtetit !…
Mona mirenjohje nga gjithe shqiptaret qe po e shkerrmoq lsi…. nese ka qene plan i te gjatit kjo pune qe te conte liken president hallall dhe atij….
Te kesh kete gerdallen ne krah, vetem humbje te siell. Ta mbash me shendet monen o lyl.
Te kishte shte do ishe ne burg ti me kokelopen tende.Po koqja i pd te mban afer dhe pastaj pse si dalin demokratet ne votime
dakord jam. te fillojme te ndertojm istitucione qe te fusin ne burg hajdutet shteteror, dmth ciftin Meta.