• |
ide | kryesore

Itali/ 65-vjeçari shqiptar godet gruan me çekiç

Lajme, Planet



Një 65-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë gruan duke e goditur me çekiç në kokë. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në shtëpinë e çiftit në Paullo, provincë e Milanos, ku 65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, në kulmin e sherrit me bashkëshorten, ka marrë çekiçin dhe e ka goditur tre herë në kokë, duke i çarë kafkën.

Më pas, duke menduar se ajo kishte vdekur, ai ka filluar të godasë veten me të njëjtin çekiç. Të dy ndodhen në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një komshi i çiftit, i cili ishte futur mes tyre për të ndaluar goditjet me çekiç.

Çifti shqiptar kishin shkuar në Itali shumë vite më parë, ndërsa sipas fqinjëve, ata ishin një çift i qetë. Sherri mes çiftit, sipas policisë së San Donato, kishte shpërthyer për arsye të parëndësishme. Po sipas tyre, nuk ka ankesa të mëparshme nga gruaja kundër bashkëshortit të saj, i cili tani është nën arrest.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *