• |
ide | kryesore

Më shumë gola se CR7, më shumë të kuq se Ramos: sezoni i çmendur i shokut të skuadrës së Grezdës

Sport



Morelos shënon shumë, e bën këtë prej gjithnjë. Që kur zbriti nga Kolumbia në Helsinki. Me HJK shënoi më shumë se 40 gola në 62 prezenca, mjaftueshëm për të bindur Rangers ta marrin në Ibrox. Në start, 9 gusht 2017 bën dygolësh në 6-0 të Rangers përballë Dunfermline në raundin e parë të Kupës së Legës. Golat do të ishin 18 në sezonin e parë në Glasgow, e këtë vit 30. Shumë, të rëndësishëm e që e bëjnë sulmuesin të arrijë kuotën 100 në karrierë, në moshën 22 vjecare. Interesant është fakti se në të njëjtën moshë Henry ishte ndalur në 57, Ibrahimovic 62, Suarez 77, Rooney 94 e Cristiano Ronaldo 97.

Ana tjetër e medaljes, për shokun e skuadrës të futbollistit të kombëtares kuqezi Eros Grezda, është se nëse di të shënojë, di të humbasë edhe mendjen. “Rangers hot head”, si e përkufizojnë: golave të Morelos i është bashkur gjithnjë doza e lartë e përjashtimeve. Shumë, në fakt. 5 këtë vit, që i shtohen 9 të verdhëve, shifër për të cilën nuk duhet të jetë shumë krenar. Janë madje rekord në Europë: kalohet Sergio Ramos e shoku i tij i skuadrës Ryan Jack, të dy 4 në këtë sezon. Ka edhe më shumë, sepse kartonat e kuq të këtij viti të kolumbianit kanë kaluar ato të të gjithë Botërorit 2018 (4). Daily Mail ka bërë llogaritë me shpejtësi: 10 ndeshje në tribunë, 4 orë e 13 minuta lojë në ndeshjet në të cilat është ndëshkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *