• |
ide | kryesore

Video/ PSV turpëron Rangers në Philips Stadion: në grupet e Champions edhe Antwerp e Copenhagen

-Instant, F1, Sport, Video
Copenhagen



PSV Eindhoven, Antwerp dhe Copenhagen. Këto janë skuadrat e fundit të kualifikuara në grupet e Champions League, pas ndeshjes së kthimit të playoff. Fitore e zhurmshme për holandezët. Saibari (dygolësh) dhe shokët e tij të skuadrës mposhtën Rangers 5-1, pas një barazimi në ndeshjen e parë. Eindhoven bëri një performancë spektakolare, duke ekzaltuar Philips Stadion. Nga ana tjetër, belgët morën kalimin e turit me fitoren 2-1 në Athinë ndaj AEK. Në ndeshjen tjetër, mjaftoi një barazim për Copenhagen, që të kalojë Rakow.

Me 2-2 e ndeshjes së parë në Ibrox, fantazmat e vitit të kaluar u shfaqën për PSV Eindhoven. Për më tepër holandezët kishin fituar vetëm një nga 9 precedentët me skocezët. Sidoqoftë, në Philips Stadion pati pak histori. Saibari shënoi dygolëshin e tij në minutën e 35′ dhe 54′ me asist të Veerman dhe De Jong. Pikërisht të dy këta lojtarë fshinë iluzionin që mund të krijohen nga 2-1 i realizuar nga Tavernier. 9 minuta nga fundit, pastaj, autogoli i Goldson vulosi 5-1, që katapultoi PSV në grupet e Champions.

I mundur minimalisht në Belgjikë, AEK Athens shpresonte shumë në shtëpi për të kaluar Antwerp. Por gjërat u bënë të vështira në në fundin e lojës, ku grekët ishin shtyrë përpara në kërkim të golit. Në minutën e 73′ Kerk shënoi golin e avantazhit. Befasitë e mëdha ndodhën në kohën shtesë, me barazimin e Araujo e golin e sigurisë nga Balikwisha në minutën e 95′.

Copenhagen bën të vlejë fitoren 1-0 të vajtjes, duke barazuar 1-1 përballë Rakow. Danezët, të fortë nga suksesi i ndeshjes së parë, shënuan edhe në minutën e 35′ me Vavro. Një gol që nuk la shumë shanse për miqtë, që megjithatë rritën xhirot e lojës dhe barazuan tre minuta nga fundi me Zwolinski. Asgjë për të bërë për çekët, në grupe shkon Copenhagen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *