• |
ide | kryesore

Plagosi me armë 27-vjeçarin, dorëzohet studenti i Akademisë së Policisë

Lajme, Të fundit


Dorëzohet në ambientet e policisë disa orë pas plagosjes së një 27-vjeçari në Sauk, studenti i Akademisë së policisë, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Autori i plagosjes është nën-inspektori Ndue Ndoj, 25-vjeç, i cili po ndiqte studimet pranë Akademisë së Sigurisë. Ndoj është sulmuar nga tre persona nga qyteti i Kukësit, të cilët janë përpjekur ta rrëmbejnë me forcë duke dashur ta fusnin në një makinë.

Ai ka tentuar të bëjë rezistencë në momentin kur tre agresorët kanë tentuar ta fusin në makinë si dhe ka konstatuar se njëri prej tyre ishte i armatusur. Nën inspektori i ka rrëmbyer armën dhe ka qëlluar njërin prej agresorëve, i cili është shtetasi Ervis Murati.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *