• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni hedh në treg linjën e make-up

Paparazzi, Slider



Chiara Ferragni ka bashkuar forcat me gjigandin e kozmetikës Lancome, për të sjellë një linjë të plotë produktesh bukurie.

Fashionista publikoi në Instagram pamjet e para nga linja dhe duhet thënë se ka krejtësisht stilin e “Sallatës Bjonde” siç është edhe emri i blogut të modës me të cilin Chiara u bë e famshme.

“Kjo është një arritje shumë e madhe për mua”, shkruajti Chiara, “Koleksioni im kapsulë me Lancome, që do të shitet në të gjithë botën!”

Koleksioni do të përmbajë disa nga produktet e preferuara të Lancome për Chiara-n, por të risjella sipas stilit të saj. Paletat me tone sysh, highlighter-at, katër nuanca buzëkuqi si edhe një shkëlqyes.

Pjesë e koleksionit do të jetë edhe rimeli i famshëm i Lancome-it, Hypnose, por në një edicion të limituar me paketimin e Chiara-s.

Çmimi i tij do të jetë nga 26- 55 dollarë dhe do të dalë në treg kudo më 13 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *