• |
ide | kryesore

Ardit Gjebrea zbulon çfarë ndryshimesh do të pësojë “Kënga Magjike”

Arkiva



Kompeticioni “Kënga Magjike”  pritet me vëmendje të veçantë dhe cilësia veçse rritet çdo edicion.

Por si në çdo konkurs, ka persona të cilët ankohen për mënyrën se si zgjidhet fituesi/ja. Duke qenë se në “Kënga Magjike” artistët votojnë njëri tjetrin dhe shpesh kjo sjell hatërmbetje, producenti Ardit Gjebrea ka vendosur ta ndryshojë formulën këtë vit.

Në Instagram, ai shkruan;Këtë vit në #kengamagjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e New Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne…” – ka përfunduar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *