• |
ide | kryesore

Kënga e fundit e Dafina Zeqirit më e dëgjuara në Zvicër

Paparazzi, Slider



Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë kthyer në një mbështetje tepër të madhe për artistet tona.

Kënga më e fundit e Dafina Zeqirit, “La Reina” (Mbretëresha) po bën namin në Zvicër në Youtube, siç tregoi vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

“La Reina” është shqip, e megjithatë një pjesë e këngës është kënduar në spanjisht. Siç duket, Dafina po tenton të kapë majat e klasifikimeve jashtë vendit duke iu përshtatur trendit të muzikës latine që është kaq në modë nëpër botë.

Kënga u publikua 5 ditë më parë dhe deri tani, ka mbi 1 milion e 300 mijë shikime në Youtube.

“La Reina” vjen një muaj pas këngës “Rofe”, një tentativë e Dafinës për të bërë rnb dhe trap.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *