• |
ide | kryesore

Pochettino e ka zgjidhjen për të mundur Liverpool: “Të luajmë lirshëm, sikur të ishim fëmijë”

Sport


Mauricio Pochettino, trajneri argjentinas i Tottenham, 24 orë para se skuadra e tij të përballet me Liverpool në Wanda Metropolitano, për të diskutuar finalen e Ligës së Kampioneve, këtë herë 100% angleze, është munduar të mbajë larg presionin. Me pamje të çlirët dhe të vendosur, trajneri ka folur për çështje të ndryshme, si psh formën fizike të Harry Kane, i cili është stërvitur me grupin të premten.

“Nuk e di për Harry Kane. Kemi edhe një seancë stërvitore për të vendosur. Është normale që më pyesni, dhe është e vështirë për ju të jeni në vendin tim. Por është e komplikuar, të marrësh një vendim të tillë”.

Lidhur me përgatitjet për ndeshjen, Pochettino tha: “Kemi filluar të përgatisim finalen menjëherë pas ndeshjes në Premier League me Everton. Jemi gati, gati të përfitojmë, të luftojmë, të japim maksimumin. Finalet duhen fituar. Duhet respektuar kundërshtari dhe Liverpool është një skuadër e madhe, por ne duam të shkruajmë historinë”.

Një mendim edhe për rivalin e tij, Jurgen Klopp: “Mendoj se është një trajner i madh, e admiroj shumë, e çmoj shumë, dhe atij i ka munguar pak fat në finale. Nuk mund të kritikosh dikë kur humb një finale, sepse pjesa më e vështirë është të mbërrish aty. Më tej, është çështje rrethanash”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *