• |
ide | kryesore

Tërmetet në Korçë, Ministria e Mbrojtjes jep bilancin real të dëmeve

Lajme, Të fundit
termet-n-euml-shqip-euml-ri-l-euml-kundje-edhe-n-euml-kosov-euml_hd-780x439.jpg



Pak pas tërmeteve të regjistruara në rajonin e Korçës, gjatë ditës së djeshme Emergjencat Civile japin edhe bilancin real të dëmeve. Sipas ministrisë, nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.

Mësohet ndër të tjera se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura për emergjencat, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës.

Ne Floq funksionon shërbimi shëndetësor në 24 orë. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët dhe janë siguruar në zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *