• |
ide | kryesore

Përgjimet e Bild/ Kush janë zyrtarët e PS të kapur në pazare me Avdylajt (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Në 6 përgjimet që tabloidi gjerman “Bild” publikoi sot, disa zyrtarë përmenden ose bashkëbisedojnë me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylajn.

Me këto persona, Avdylaj ndërhyn kryesisht për të marrë vota për PS, por edhe për të propozuar emrin e një personi të afërt me të, për kandidat për deputet dhe jo vetëm…

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve 

Por kush janë emrat e zyrtarëve që përmenden në këto përgjime?!

Një prej personave që ka komunikuar me Avdylajn, dhe që del nga këto përgjime, është Ivo Doçi, i cili është përgjegjësi i repartit të Shijakut që varet nga UKD.

Elton Arbana është një tjetër emër, i cili është kandidat për kryetar Bashkie në Shijak. Ilir Ndraxhi, deputet i PS, ndërsa Arjan Ndraxhi është vëllai i tij. Ardian Kokomani, i cili është aktualisht kryetar Bashkie në Shijak. Ani Dyrmishi, i cili asokohe ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës, ndërsa aktualisht është drejtor i Përgjithshëm i hekurudhave shqiptare.

Ndërkohë, një tjetër emër që përmendet në këto përgjime të dy viteve më parë, është Vath Alla, një qytetar nga Ishmi që pretendon një tokë në bregdetin e Kepit të Rodonit, dhe mik i afërt me Avdylajt.



7 Comments

  1. “Kazani” me i madh gjerman “BILD”(Der grosser deutschkessel “BILD” ) do rrezoje banden e krimit ne pushtet ne Shqiperi.,Kazanet e vertete te krimit shqiptar jane pjese e bandes i sherbejne asaj por dhe perfitojne prej saj nje pjese te parase kriminale.

  2. Jemi shume me keq se ne 96′, Atehere kishte nje inerci prej komunizmit te dhunes se shtetit. Tani dhuna e shtetit eshte bashkuar me dhunen e krimit. Pikepyetja e vetme qe kam eshte se ku do i gjejme armet

  3. Pa pike turpi Prokuroria qe ka te pakten nje vit per dosjen 339,sot del se do te ndjek penalisht ata qe persona qe ja dhane BILD,se prokuroria qenka ne proçes hetimor.Kush i han keto moj Arta Marku.Do ta kishit zbardhur me kohe

  4. Perpara se ta quani Vath Allen qytetar te thjeshte qe pretendon nje toke ne bregdet, shikoni se mos ka bere edhe burg… Beni punen tuaj si gazetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *