• |
ide | kryesore

Zbardhet pasuria e Hashim Thaçit, shtëpi, toka dhe mijëra euro në bankë

Lajme, Planet



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur detaje mbi të ardhurat dhe pronat që zotëron në deklarimin e kërkuar të pasurisë nga Agjencia Antikorrupsion. Thaçi ka deklaruar kursime që kalojnë shumën e 10 mijë eurove nga paga vjetore prej 33,282 eurosh si president i Republikës. Ndërkaq, Thaçi ka shpjeguar se një pjesë e kursimeve të grumbulluara janë në emër të së shoqes (1 mijë euro) dhe të të birit (31, 500 euro).

Në formularin e dorëzuar, kreu i shtetit të Kosovës ka shënuar se ka në pronësi një shtëpi me vlerë 350 mijë euro (ende e papaguar), një shtëpi në fshat në vlerën 80 mijë euro, si dhe 7 hektarë tokë po ashtu në fshat në vlerën 180 mijë euro. Thaci ka deklaruar gjithashtu edhe një automjet të tipit “Audi Q5” të vlerës 15 mijë euro, që figuron në emër të bashkëshortes së tij, e cila ushtron profesionin e pedagoges në Universitetin e Mitrovicës, ku merr 19 200 euro pagë vjetore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *