• |
ide | kryesore

 I vuri tritol në shtëpi babait, kapet 35-vjeçarit nga Vlora

Lajme, Të fundit



Policia e Vlores ka ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv në pronën e babait dhe njëkohësisht për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“35 vjeçari E. O. ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në datën 30.03.2019, dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta”- njofton policia, duke shtuar se ai ka qene i kallezuar nga vjehrra pasi ka dhunuar bashkeshorten.

NJOFTIMI

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, Seksioni i Krimeve mbështetur nga shërbimi “Shqiponja” pranë DVP Vlorë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, në zonën e Lungomares kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. O., 35 vjeç, banues në Vlorë.

35 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në datën 30.03.2019, dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta.

Ndaj këtij shtetasi, rëndon edhe një vepër tjetër penale si “Dhuna në familje”, pasi bazuar në kallëzimin e dhënë nga vjehrra e shtetasit E.O, ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj më datë 09.03.2019.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe një 54 vjeçar tjetër A.J., për “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Novoselë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *